Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dytë sot pasi kundërshtojnë propozimin për të punuar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, me kushtëzimin se nuk do të diplomohen dhe më pas do të mund t’ju lejohet largimi nga vendi për të punuar në vende të tjera. Studentët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet, pavarësisht këmbënguljes së tyre për të marrë një përgjigje. Ata thanë se do të vazhdojnë protestat.
“Zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të një meritokracie. Ne kemi rënë dakord që fillimisht të mblidhemi brenda universitetit duke marshuar drejt MSH sepse është përfshirë në hartimin e këtij projekti. Ata s’dhanë përgjigje dhe ne vendosëm të protestojmë sërish kundrejt këtij indiferentizmi. Aktualisht nuk ka konsultime, ka patur dy takime, aktualisht nuk ka pasur tentativa të ketë sërish. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave.”-tha njëri prej tyre në protestë.
Ata kanë edhe disa kërkesa që ia kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë që Ministria të dalë dhe të njoftojë pezullimin e draftit, përmirësimin e kushteve në auditore, rivlerësimin e literaturës që ata studiojnë dhe mundësimin e praktikave në pavionat përkatëse sipas specializimeve.
Ata marshuan paqësisht nga Universiteti Mjekësor i Tiranës deri te Ministria e Arsimit. Propozimi për të mbajtur studentët e Mjekësisë në vend u bë nga kryeministri Edi Rama. Në kongresin e parë të Shëndetësisë, Rama tha se problematika e largimit duhet të adresohet pasi shteti shqiptar nuk mund të paguajë studimet e një të riu që lagohet në Gjermani.
- Filmi “Titanic” ngjitet në vendin e dhjetë në Amazon Prime pas tragjedisë së nëndetëses Titan
- Nga Otranto drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret pas 28 orësh sfidën në det, përfundon në reanimacion