Header

Statuja e sirenës ‘shumë provokuese’ bën bujë në jug të Italisë

Statuja e një sirene e vendosur në një shesh në Pulia, në Italinë jugore, ka shkaktuar bujë duke u cilësuar “shumë provokuese”.

Statuja u krijua nga studentë në shkollën e artit Luigi Rosso në Monopoli përpara se të pozicionohej në një shesh me emrin e shkencëtares Rita Levi-Montalcini.

Vepra artistike, e cila ende nuk është përuruar zyrtarisht, u bë objekt talljeje pasi fotot e bëra gjatë instalimit të saj u shpërndanë në rrjetet sociale.

Adolfo Marciano, drejtuesi i shkollës së artit Luigi Rosso, e mbrojti statujën, duke thënë se ishte një “homazh për shumicën e grave që janë të kolme”.

Marciano tha se nuk donte të gjykonte mbi frymëzimin e studentëve, por ai e shihte veprën “si një përfaqësim të realitetit, në këtë rast të trupit femëror”.

You may also like ...