Mbrëmjen e sotme (13 maj) është finalja e madhe e Eurovision 2023, e cila pritet të nisë në orën 20:00 në Liverpool.
Shfaqja do të pasqyrojë kulturën e vendit mirëpritës, por edhe të fituesit të vitit të kaluar Ukrainës, e cila për shkak të luftës me Rusinë nuk mundi ta organizonte shfaqjen.
Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit.
Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finalistë. Edhe Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi.
Ndër më favoritët për të fituar Eurovision-in deri më tani janë cilësuar Suedia dhe Finlanda.
- Johnny Depp kontratë 20 mln Dollarëshe me Dior
- Blue Ivy u shfaq në turneun “Renaissance” dhe ja vodhi vëmendjen Beyonce-s!