Hydra do të nderojë Sophia Loren me titullin qytetare nderi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj si në kinema ashtu edhe në promovimin e ishullit.
Aktorja e njohur italiane e ka dashur Hidrën që në herën e parë që e ka vizituar, në filmin “Fëmija dhe delfini”. Pikërisht aty ajo me një greqishte të thyer këndoi “Ç’është ajo që i thonë dashuri”, duke e lënë të paharruar performancën e saj.
Bashkia e Hidrës njeh kontributin e saj në zhvillimin e turizmit të vendit dhe të Greqisë në përgjithësi. Dhe ajo, në fund të fundit, në një intervistë për New York Times, ka deklaruar se ky ishull i Saronikut është një nga vendet më të bukura në botë.
Ky është një vend me vlera të veçanta sentimentale për Sophia Loren. Aty u njoh dhe u dashurua me bashkëshortin e saj, aty filmoi projektin që i hapi rrugën Hollivud, aty jetoi një periudhë euforie, thuajse magjike, siç ka thënë në të kaluarën.