Header

Skulpturë çokollate për Mbretin/ Busti me përmasa reale u zbulua për të festuar kurorëzimin e Charles III

Një skulpturë çokollate që portretizon mbretin Charles III të Britanisë, është zbuluar nga marka e ëmbëlsirave “Celebrations” për të shënuar kurorëzimin e ardhshëm.

Busti peshon 23 kilogramë dhe ëhshtë krijuar nga një ekip skulptorësh, të udhëhequr nga mjeshtrja e çokollatës Jennifer Lindsey-Clarke.

Ekipit ju deshën plot 130 orë në katër javë për të bërë skulpturwn, duke përdorur më shumë se 17 litra çokollatë të shkrirë, tha Celebrations. Kjo sasi është e barabartë me rreth 2,875 çokollata normale.

Pjesët zbukuruese të shpatullave që dekorojnë uniformën e Mbretit janë modeluar nga çokollata individuale Twix, Milky way, Galaxy dhe Bounty, me jakën e Mbretit të bërë nga Maltesers Teasers.

Një nga çokollatat e Celebrations, përfshirë Snickers, u përdor për të krijuar medaljet në gjoksin e tij.

“A ka mënyrë më të mirë për të festuar këtë moment në historinë britanike sesa të përjetësosh Mbretin Charles III. Nejwmi të kënaqur me mënyrën se si duket madhëria,” tha Emily Owen, menaxhere e Celebrations.

“Festimet kanë të bëjnë me bashkimin e njerëzve dhe ne jemi të emocionuar që po e ndajmë këtë rast me kaq shumë adhurues të çokollatës,” shtoi ajo.

Busti i çokollatës do të ekspozohet në qytetin juglindor anglez të Slough në selinë e Marsit, e cila zotëron markën Celebrations.

Kujtojmë se kurorëzimi i mbretit Charles III do të bëhet më 6 maj në Westminster Abbey të Londrës.

 

You may also like ...