Njerëzit në Paris shijuan një spektakël të mrekullueshëm, teksa hëna kaloi në rrathët olimpikë të vendosur në Kullën Eiffel. Konstruksioni 29 metër i gjerë dhe 13 metër i lartë është krijuar nga çelik i ricikluar.
Përveçse simboli i Parisit, Kulla Eiffel do të jetë skena kryesore gjatë Lojërave Olimpike të verës, me aktivitetin e volejbollit të plazhit që do të zhvillohet pikërisht në sheshin poshtë “Zonjës së Hekurt”.
Gjithashtu, gjatë ceremonisë së hapjes, ku sportistët do të parakalojnë në lumin Senë, një pjesë e udhëtimit do të kalojë pikërisht aty.
Disa copa metali të marra nga Kulla Eiffel janë përdorur në medaljet olimpike të Paris 2024. Eventi më i rëndësishëm sportiv do të nisë më 26 korrik dhe përfundon në datën 11 gusht.
- Kjo është pasaporta më e fuqishme për vitin 2024
- Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, si parashikohet moti për sot