Reperi i njohur Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi ka qenë fitues i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Stresi ka ndarë me ndjekësit mendimin e tij për finalistët e “BBVK 2” dhe ka zbuluar se cili nga konkurentët e meriton fitoren sipas tij. Sipas reprit, fitoren e meriton Shqipe Hysenaj, por që nuk do ta fitojë.
“Shqipja e meriton, por nuk e fiton. Mos e harroni edhe një herë. Ça të them më”, u shpreh reperi.
“Unë patjetër që do t’iu bëj apel shqiptarëve që ta votojnë Shqipen, e meriton por nuk e meriton. Kjo është e gjitha. Një herë e kam fituar unë, tash e ka radhën dikush nga Kosova. Kështu shkon”, shtoi mes tjerash artisti.
Stresi vitin që lamë pas ka arritur të fitojë plot 160 mijë euro. Këtë vit në garë janë: Shqipe Hysenaj, Edona James, Blerando dhe Lumbardh Salihu.
- Halle Bailey shpjegon pse e mbajti sekret shtatzëninë
- Musk njofton vendosjen e parë të çipit te një njeri