Header

Sia flet për periudhën pas divorcit: Muzika më shpëtoi!

Këngëtarja australiane, Sia Furler, ka hapur zemrën duke folur për një kapitull të errët në jetën e saj pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Erik Anders Lang.

Artistja zbuloi ndikimin serioz që pati fundi i martesës në shëndetin e saj mendor, duke rrëfyer një periudhë depresioni të thellë që e la të shtrirë në shtrat për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatë një interviste ajo shprehu se gjeti frymëzim nga momentet e saj më të errëta për të krijuar muzikë të re.

“Epo, në fakt, e vërteta është se kam shkruar herë pas here një këngë  për gjashtë, shtatë vitet e fundit,” tha kantautorja ndërsa diskutonte për albumin e saj të ardhshëm “Reasonable Woman”.

“Unë u divorcova dhe ishte një kohë kaq e errët saqë isha në shtrat për tre vjet, me të vërtetë në depresion të rëndë. Dhe kështu nuk mund të bëja asgjë për atë periudhë kohore.” shtoi ajo.

Sia dhe Erik Anders Lang i shkëmbyen betimet në një ceremoni piktoreske në rezidencën e saj në Palm Springs në gusht 2014.

Megjithatë, vetëm dy vjet më vonë, bashkimi i tyre mori fund. Duke reflektuar në këtë moment të vështirë në jetën e saj gjatë një interviste për Apple Music 1, artistja 47-vjeçare tregoi betejat emocionale.

“Divorci më befasoi vërtet. Më zhyti në errësirë dhe isha e shtrirë në shtrat për tre vjet. Isha në depresion serioz.

Nuk mund të grumbulloja energji për të punuar me muzikën time ose për të bërë gjëra të tjera. Detyrat më të thjeshta dukeshin të pakapërcyeshme. Përfundimisht, ngadalë fillova të tërhiqesha, por ishte një sfidë monumentale të më bënte të ngrihesha nga shtrati”, tha ajo.

You may also like ...