Header

“Si një rrugëtim i imi”… “Bebe”, albumi që rrëfen për Bebe Rexhën

Janë të rralla rastet kur artistët i vendosin emrin e tyre albumeve muzikore siç bëri së fundmi këngëtarja e njohur, Bebe Rexha.

Bebe Rexha publikoi në Prill të këtij viti albumin e saj të tretë të titulluar “Bebe”.

E megjithatë fansat janë habitur pasi në albumin e titulluar “Bebe” nuk ka asnjë këngë me këtë titull. Habinë e ka shuar vetë 33-vjeçarja në një intervistë në shoun e Kelli Klarksonit në NBC.

“Për mua është si një rrugëtim i imi. Doja të emërtoja diçka, prej së cilës njerëzit të mësonin për mua. Është koha që njerëzit të mësojnë kush është Bebe Rexha”.

Albumin e promovoi edhe në një tur në Amerikën e Veriut, ku në Nju Jork i ndodhi incidenti ku një fans e goditi me celular, teksa ajo performonte në skenë.

Përveçse tregon rrugëtimin e saj në jetë, Bebe Rexha thotë se në albumin e saj të tretë ka gjetur frymëzimin për të vazhduar më tej këtë rrugëtim.

You may also like ...