Header

Shuma marramendëse, sa merr Luizi për një performancë në club-et e natës

Luiz Ejlli arriti të kthehej në fenomen me eksperiencën e tij në Big Brother VIP, ku fitoi edhe çmimin e madh prej 100 mijë euro. Ai vazhdon të komentohet edhe pas daljes nga ‘BBV’, i cili me të mbaruar ‘BBV’ i është rikthyer muzikës.

Duke marrë parasysh popullaritet që kishte krijuar, sigurisht nuk kanë munguar as ftesat në clubet e natës e madje çmimi që Luizi paguhet është i lartë.

“n’ZOOM” ka mësuar se fituesi i BBV paguhet me shifrën 10 mijë euro për një performancë.

Këtë fundjavë ai pritet që për dy netë të jetë në Kosovë, ku do të performojë në një prej clubeve të Prishtinës, në një prej netëve në shoqërinë e Noizyt.

You may also like ...