Header

Shtrohet në spital Oprah Winfrey, shkak problemet me stomakun

Oprah Winfrey u shtrua në spital për shkak të një problemi me stomakun, ka zbuluar shoqja e saj më e mirë Gayle King.

Ajo vazhdoi të përshkruajë në detaje simptomat që sëmundja i shkaktoi Oprah Winfrey dhe se i duhej t’i nënshtrohej trajtimit IV.

Kur u pyet për gjendjen e saj aktuale shëndetësore, Gayle tha se “ajo do të jetë mirë. Do të jetë në rregull”.

Prezantuesja e famshme ka bërë bujë vitet e fundit për dokumentarin e saj për personat që përdorin ilaçe për humbje peshe.

“Është një çështje shumë personale për mua”, tha Oprah, por edhe “për qindra miliona njerëz që luftojnë me peshën dhe obezitetin”.

You may also like ...