Albina dhe familja Kelmendi kaluan në finalen e Eurovision 2023. Kënga “Duje” ishte e para që u kualifikua në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm!
Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan Shqipërinë me një performancë madhështore në skenën e Eurovisionit në Liverpool. Në këtë natë të dytë të gjysmëfinales, kënga me titullin ‘Duje’ u performua në gjuhën shqipe dhe ishte e 14-ta në radhë.
Performanca plot emocion e familjes Kelmendi rrëmbeu duartrokitjet e të pranishmëve në sallë. Ata ia dolën që të çojnë Shqipërinë në finale dhe do të performojnë sërish në gjuhën shqipe më 13 maj para miliona teleshikuesve.
Mesazhi ishte mjaft i qartë: “Paqja në botë vjen kur duam familjen”, ka theksuar Albina, para se të ngjitej në skenë.
Festivali i këtij viti mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.
@bbceurovision Pryvit to our second group of Grand Finalists ? Well done Albania, Cyprus, Estonia, Belgium, Austria, Lithuania, Poland, Australia, Armenia and Slovenia! #Eurovision2023 #BBCEurovision
- Plaga në trupin e tij që Mbreti Karl e mban të fshehur
- 10 shtetet që kaluan në finalen e Eurovisionit mbrëmjen e djeshme, cilët janë favoritët për të fituar