Header

Shkon në 53 numri i viktimave në Greqi

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në total.

Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është ai i një burri 51 vjeçar, nga qyteti verior i Kastorias, që ndërroi jetë në një spital në Selanik, të mërkurën vonë. Babai i katër fëmijëve ishte personi i shtatë nga Kastoria që ndërroi jetë nga virusi.

Këtë të enjte, një grua 76 vjeçe nga Pella u raportua po ashtu se ndërroi jetë nga koronavirusi.

Gruaja erdhi nga fshati Foustani, i cili është një nga disa komunite të vogla në veri të Greqisë që janë vendosur në karantinë pas shpërthimit të virusit në këto vise, ku banojnë kryesisht të moshuar.

Ndërkohë numri i të infektuarve sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras ka shkuar në 1.514.

Rastet e para janë shënuar edhe në kampe refugjatësh. Sakaq bëhet e ditur se 91 paciente janë në gjëndje kritike.

You may also like ...