Header

Sherri i tyre në tualet bëri bujë! Françeska i kërkon falje Sarës: S’i meritoje fjalët e ulëta që të thashë!

Përplasja mes dy banoreve Françeska Murati dhe Sara Gjordeni në shtëpinë e “BBV3” ka bërë bujë në rrjetet sociale. Përplasja e tyre deri në përleshje fizike është komentuar dhe diskutuar gjatë këtyre diteve.

Së fundmi ato janë ulur për të diskutuar rreth këtij debati ku Françeska i kërkoi falje për ofendimet që i dha pasi nuk i meritonte. Gjithashtu ajo u shpreh se nëse Sara do ia kishte kërkuar tamam se donte të dilte në nominime të, do e pranonte dhe do futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta.

Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty

Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë.

You may also like ...