Kontakti i parë i pacientit zero që po kurohet në spitalin Infektiv në Tiranë ka rezultuar negativ në testin e parë ndaj koronavirusit.
Testi i dytë do të bëhet pas 48 orësh, ku nëse rezulton sërish negativ, atëherë do të kemi të shëruarin e parë.
Ky është lajmi i mirë që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë pasi pandemia ka prekur të gjithë botën. Deri tani, në Shqipëri ka 55 të infektuar, nga të cilët një viktimë si pasojë e virusit vdekjeprurës.
‘Të presim dhe të lutemi që Zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha në vijën e zjarrit me armikun’, shkroi kryeministri Rama në Facebook
- Filmi që “parashikoi” koronavirusin thyen rrjetin, më i shikuari i muajit të fundit
- Viktima e dytë në Shqipëri nga COVID-19