Shakira ka kthyer faqen pas ndarjes nga Gerard Pique dhe tashmë prioritet për të janë fëmijët dhe karriera. Sipas një raportimi të “La Vanguardia”, këngëtarja kolumbiane është në kërkim të një dadoje për ta ndihmuar me fëmijët dhe ofron një pagë shumë të mire.
Personi i zgjedhur për t’u kujdesur për fëmijët e këngëtares nuk duhet të ketë asnjë kontakt me shtypin. Shakira e cila tani jeton me fëmijët e saj në Miami dëshiron të gjejë personin e përsosur.
Ajo ofron rreth 2,350 dollarë në muaj, plus shpenzimet e udhëtimit. Në fakt, siç raportohet, këto para janë dyfishi i asaj që paguhen zakonisht dadot në Miami.
Dadoja do të jetojë me ta në rezidencën luksoze të Shakirës në North Bay Road Drive. Rezidenca ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë lojërash, një spa, një palestër dhe shtatë banjo, sipas raportit.
Personi i përzgjedhur përfundimisht për këtë pozicion do t’i kërkohet të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti. “La Vanguardia” raporton se këngëtarja ka gjashtë muaj që kërkon një dado.
- Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël
- Filmi “Barbie” përdori aq shumë rozë sa shkaktoi një mungesë globale të ngjyrës