Header

Shakira fajëson Pique: “Po më zhyste poshtë”

Ylli latin, Shakira ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, ku këngëtarja ka treguar pse i janë dashur kaq shumë vite për të nxjerrë një album të ri teksa hodhi kunja ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique.

“Las Mujeres Ya No Lloran” (Gratë nuk qajnë më) është albumi i ri i Shakirës dhe ajo shpjegoi se titulli pasqyron një ndryshim në pritshmëritë sociale për gratë, por zbuloi edhe “faktorin burrë” pse nuk mundi të nxirrte një album të ri shumë më shpejt.

Kur prezantuesi e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një disk të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.

“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më zhyste poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, është përgjigjur më konkretisht Shakira.

Superylli kolumbian vuri në qendër të vëmendjes gratë edhe një herë me paraqitjen e saj, duke treguar forcën dhe suksesin e saj në industrinë e muzikës, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë jeta.

Kujtojmë që Shakira ka dhënë gjithashtu një intervistë së fundmi ku ka treguar për sakrificat në karrierën e saj muzikore gjatë kohës që ishte në lidhje me Pique.

Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë.”

You may also like ...