Header

Shakira do të nderohet me çmimin e rëndësishëm në MTV VMA 2023

Shakira do të nderohet me çmimin e lakmuar Video Vanguard në MTV VMA të këtij viti.

Zbulimin e ka bërë vetë MTV, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se superylli kolumbian do të nderohet me çmimin e rwndwsishwm në Video Music Awards 2023, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt nga Qendra Prudential në New Jersey në 12 shtator.

Çmimi Michael Jackson Video Vanguard, i njohur gjithashtu si Çmimi Video Vanguard, është një çmim që u jepet artistëve incizues dhe regjisorëve të videove muzikore në MTV Video Music Awards, një ceremoni e themeluar në vitin 1984.

 

Krahas marrjes së çmimit, Shakira 46-vjeçare do të performojë në spektakël, ku më parë ka fituar katër trofe. Këtë vit, ajo është nominuar për katër kategori në ceremoni: Artistja e Vitit, Bashkëpunimi më i mirë për “TQG” me Karol G, si dhe Latinishtja më e mirë për “TQG” dhe “Acróstico”.

“Shakira është një forcë e vërtetë globale që vazhdon të frymëzojë dhe të ndikojë masat me aftësinë e saj unike muzikore. Ajo është një pioniere për gratë në mbarë botën dhe një nga artistet e para që udhëheq globalizimin e muzikës latine”, tha Bruce Gilmer, president i Paramount në një njoftim.

“Ndikimi i saj i madh në të gjithë peizazhin muzikor do të jetë afatgjatë pasi ajo vazhdon të krijojë dhe argëtojë në nivelin më të lartë”, vazhdoi Gilmer.

You may also like ...