Ylli i pop-it, Selena Gomez është gati për tu rikthyer në muzikë!
Së fundmi, Selena ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj të re të quajtur “Single Soon”.
Me më shumë se 400 milionë ndjekës në Instagram, ish ylli i Disney-t ka shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “Calm Down”, e cila u publikua në fund të vitit 2022.
Edhe pse jo shumë kohë, projekti që do të publikohet së shpejti është i tëri punë e saj, dicka që nuk ka ndodhur prej kohësh.
Përveç kësaj, ylli kthehet solo, duke kënduar anglisht, lënë pas albumin e saj të fundit, i cili ishte në gjuhën spanjolle dhe titullohej “Revelacion”.
Kjo këngë pritet të publikohet javën e ardhshme, e premte (25 gusht).
“Ka kohë që më kërkoni muzikë të re. Doja të publikoja një këngë që e kam shkruar pak më parë, e cila është perfekte për fundin e verës”. “Single së shpejti, 25 gusht”, ka shkruar Gomez në llogarinë e saj në Instagram.
- Sam Asghari pretendon se Britney Spears e ka dhunuar
- Mc Kresha sqaron më në fund deklaratën se do tërhiqet nga muzika