Header

Selena Gomez konfirmon rikthimin e saj në muzikë!

Selena Gomez është gati për rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një këngë të re. Pasi luajti në serialin “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short, themeluesja e Rare Beauty u tha fansave të saj të mos shqetësohen, pasi edhe nga Parisi, ajo po regjistron një album të ri.

“Mos u shqetësoni, po vjen. Edhe nga Parisi”, shkroi ajo përkrah një postimi në Instagram, teksa ka publikuar një sër fotosh nga studioja muzikore. Fansat e Gomez menjëherë kanë reaguar dhe kanë shprehur emocionet e rikthimit të këngëtares në muzikë.

Ky rikthim i këngëtares vjen pas pothuajse 3 vitesh mungesë. Albumi i fundit nga Selena është “Rare”. Selena prej disa javësh ndodhet në Paris dhe ka ndarë me fansat momente nga udhëtimi dhe momente nga përditshmëria.

Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë një interviste për “The Rolling Stone”, aktorja tregoi se shpresonte të “realizonte 24 këngët që kishte shkruar tashmë për albumin e saj të radhës”, duke shtuar se do të jenë këngë që tregojnë shumë për të.

You may also like ...