Header

Sam Smith anullon koncertin, shkak bëhet gjendja e tij shëndetësore

Këngëtari i njohur Sam Smith, së fundmi ka njoftuar se turneu i tij do të shtyhet për muajin tjetër, si pasojë e një sëmundjeje, të perceptuar si një virus, që ka prekur këngëtarin dhe stafin e tij.

Më vjen shumë keq t’ju bëj të ditur se ekipi im dhe unë nuk jemi ende mirë, kështu që për fat të keq ne duhet të riplanifikojmë shfaqjen në Birmingham në 27 maj 2023”.

“Më vjen shumë keq t’ju bëj të ditur se ekipi im dhe unë nuk jemi ende mirë, kështu që për fat të keq ne duhet të riplanifikojmë shfaqjen në Birmingham në 27 maj 2023. Është kaq e rëndësishme për mua që ne t’ju japim versionin më të mirë të turneut ‘Gloria’. Unë nuk dua që ju ta përjetoni atë në asgjë më pak nga ajo çfarë kemi përgatitur. Faleminderit shumë për mirëkuptimin, e di se sa të emocionuar janë të gjithë për të parë shfaqjen. Të gjitha biletat e mëparshme janë ende të vlefshme për datën e re.”

Sipas raportimeve në mediat e huaja, nuk ka asnjë specifikë tjetër në lidhje me këtë situatë.

You may also like ...