Siç pritej, legjendarët ‘ Rolling Stones’ kanë njoftuar se do të dalin sërish në koncert në vitin 2024 për të promovuar albumin e tyre të 24-të të publikuar së fundmi ‘Hackney Diamonds’.
Sipas njoftimit, grupi i udhëhequr nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojë në 16 qytete në SHBA dhe Kanada, duke përfshirë Las Vegas, Chicago, Massachusetts, Cleveland, Los Angeles.
Turneu, i cili fillon në Hjuston më 28 prill dhe përfundon më 17 korrik në Santa Clara, Kaliforni, nuk është befasi edhe pse treshja kryesore ka kaluar ose po i afrohet ditëlindjes së 80-të.
Grupi legjendar u shfaq muajin e kaluar, në një klub në West Side të Manhattan, duke prezantuar albumin e tyre të ri. Ata luajtën për 25 minuta, duke interpretuar gjashtë këngë para 500 të ftuarve. Siç raporton Variety, ‘Hackney Diamonds’ është albumi i parë i grupit që nga vdekja e bateristit Charlie Watts në 2021.
- Adele konfirmon se ajo dhe Rich Paul janë martuar!
- Djali i Brad Pitt uron aktorin me fjalët ofenduese për ‘Ditën e Babait’