Header

Robert Pattinson dhe Sookie Waterhouse janë fejuar

Robert Pattinson dhe Sookie Waterhouse janë fejuar. Çifti do të hedhë hapin e radhës në lidhjen e tyre, ka konfirmuar një burim për PEOPLE.

“Ata janë fejuar. Të dy duan të martohen. Është e rëndësishme për ta”, tha burimi.

Në nëntor, çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Burimi shtoi për PEOPLE se ylli i Batman “mezi pret të bëhet baba”.

Në fillim të kësaj jave, dyshja ndezën thashethemet se po lidhin kurorë pasi Waterhouse u pa me një unazë diamanti në dorën e majtë gjatë një shëtitje në Londër.

Robert Pattinson, pregnant Suki Waterhouse engaged: report

Fejesa e çiftit vjen pas njoftimit të këngëtares dhe aktorit se janë në pritje të një fëmije teksa ajo performoi në skenë në Festivalin Corona Capital në Meksikë muajin e kaluar.

Një javë më vonë, një burim i tha PEOPLE se ajo dhe Pattinson janë “të emocionuar” që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “ Ardhja e një fëmije është një gëzim absolut për ta”, tha burimi për çiftin. ” Ata janë të emocionuar përtej çdo kufiri” .

Aktori 37-vjeçar u takua për herë të parë me 31-vjeçaren britanike në korrik 2018, kur u panë së bashku në Londër. Katër vjet më vonë, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq, duke marrë pjesë në shfaqjen e Dior Men Fall 2023 në Giza, Egjipt në fillim të dhjetorit 2022. Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të dy kanë qenë shumë te rezervuar.

 

You may also like ...