Header

Rita Ora shkëlqen në Venecia, shfaqet e veshur kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten. Ajo u shfaq e veshur me fustan kuq e zi dhe përshëndeste me duar nga varka.

32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Ndërsa zbriste nga varka, Rita përshëndeste me dorë dhe ngjyrat e fustanit nuk kaluan pa rënë në sy. Disa prej komenteve theksojnë se kjo vjen pas videos me flamurin serb, duke veshur dy ngjyrat që personifikojnë flamurin shqiptar.

Ditëve të fundit, Rita Ora u bë lajmi i parë i mediave rozë pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku shihej duke mbajtur flamurin serb gjatë një performance. E pas kësaj ajo dha sqarimet e saj, duke bërë të ditur se i do mbështetësit dhe respekton origjinën e saj.

 

You may also like ...