Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që në moshë të vogël ka arritur të korrë suksese në fushën e muzikës dhe jo vetëm.
Muzika, roli i saj si gjyqtare, pjesëmarrja në disa filma, si dhe bashkëpunimet me kompani të mëdha si imazh i tyre ka bërë që të gjitha të përkthehen në fitime të mëdha.
Pasuria neto e Rita Orës thuhet se është rreth 30 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, Taika, bashkëshorti i Ritës, njihet për aftësitë e tij në aktrim dhe regji. Duke pasur parasysh se ai ka qenë i përfshirë në ekskluzivitetet e filmave “Thor” dhe “Star Wars”, shumë mund të supozojnë se ai do të ishte ofruesi kryesor në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, rezulton se ai në fakt ka një vlerë neto që është shumë më pak se gruaja e tij. Megjithatë titujt e tij të shumtë në aktrim dhe regji, Taika ka vetëm një vlerë neto prej 13 milionë dollarësh, që është më pak se gjysma e asaj që Rita ka bërë deri më tani në karrierën e saj.
- U dha urdhër shembjeje, çfarë ndodhi me shtëpinë e Mariliny Monroe?
- Nis sot viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka