Header

Rita Ora mbërrin në Liverpool, gati për ‘Eurovision 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023. Ajo ka arritur tashmë në Liverpool për provat dhe po bëhet gati të performojë një kolazh këngësh të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar Rita krahas fotove.

Rita Ora mbërrin në Liverpool për provat e 'Eurovision 2023', gati të  shkëlqejë në festivalin evropian | Gazeta Lajm

Rita Ora mbërrin në Liverpool për provat e 'E - Syri Kosova | Lajmi i fundit

Kujtojmë që vendi ynë këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. Ata do të performojnë të enjten në natën e dytë gjysmëfinale./

You may also like ...