Keisi i ka lënë ‘dyert e hapura’ që njohja me Kristin të vijojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, ndonëse atje vendosi që të mos e vijojë më historinë që nisën. Por Kristi duket se nuk është i këtij mendimi.
Në emisionin e radios live nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi tha se është më mirë që ajo histori të mbetet e mbyllur.
Gjatë bisedës Kristi u pyet se si do të jetë marrëdhënia e tij me Keisin jashtë shtëpisë dhe a do të ketë një rikthim të romancës mes tyre. “Me mendime nuk do të flas, nuk dua të hamendësoj si mund të jetë jashtë. Unë pashë si u zhvillua këtu, dhe mënyra si u zhvillua këtu dhe se si përfundoi, me shumë korrektësi me shumë respekt, do të ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë. Nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”.
Ndërkohë për të njëjtën gjë u pyet edhe Keisi pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pyetje të cilës ajo iu përgjigj, “Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim”.
Kujtojmë që Kristi dhe Keisi patën një romancë të shkurtër, por gjithçka u ndërpre pas hyrjes së Lorencit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, me të cilin më vonë u zbulua se Keisi kishte patur një lidhje të shkurtër jashtë shtëpisë.