Rihanna performoi për herë të parë në Indi teksa mori pjesë në eventin madhështor para dasmës së djalit të një miliarderi indian.
Ajo u shfaq në skenë në Indi të premten mbrëma për performancën e saj të parë të madhe live që nga paraqitja e saj në Super Bowl në vitin 2023, një ceremoni martese në Jamnagar, Indi.
Rihanna mahniti të ftuarit me perfomancën teksa solli disa nga hitet më të mëdha të saj, si: “Work”, “Wild Thoughts”, “Umbrella”, “Diamonds”, “We found a love”, etj.
“Sonte jam këtu për nder të Anantit dhe Radhikës, faleminderit që më keni këtu. Zoti e bekoftë bashkimin tuaj, ju uroj gjithë të mirat, urime”, tha Rihanna në skenë, sipas The National.Për sa i përket performancës në skenë, Riri nuk kishte ndryshime në gardërobë, ajo kishte veshur një fustan jeshil verbues, të qendisur me rruaza teksa qëndronte e zbathur. Më pas në fund të shfaqjes vendosi dhe një kapele me shami rozë në kokë.
Babai i dhëndrit, Mukesh Ambani, është jashtëzakonisht i pasur me një pasuri të vlerësuar në 114 miliardë dollarë. Është përfolur se tarifa e Rihannës për performancën është diku midis 8-9 milionë dollarë
Dasma zyrtare është planifikuar të ndodhë më vonë gjatë verës, megjithëse një festë madhështore tre-ditore para dasmës tashmë është zhvilluar, duke mirëpritur rreth 1200 të ftuar. Festimet kanë nisur ditën e djeshme, më 1 mars, me një event të titulluar “Një mbrëmje në Everland”.
- Trazira gjatë demonstratës së fermerëve në Francë, 66 të arrestuar
- Victoria Beckham merr pjesë në Javën e Modës në Paris me paterica