Header

Rihanna pritet të publikojë albumin e nëntë

Rihanna është kthyer sërish në muzikë, sipas partnerit të saj, A$AP Rocky.

Teksa ndodhej në Paris, reperi është pyetur nga fansat e Rihannës se kur do të publikohet albumi i nëntë, i cili mbetet ende të emërohet dhe t’i vendoset data e publikimit.

Pas pyetjeve të shumta për albumin, reperi ka dhënë lajmin e mirë.

“Ajo është duke punuar në të” ka thënë ai me një buzëqeshje në fytyrë.

Përgjigja e tij është marrë si festë nga fansat e Rihannës, derisa shumë prej tyre kanë kanë komentuar “Të duam Asap”.

Ende nuk është bërë e ditur për datën e lancimit të albumit dhe emrin që do ta ketë ai, por në media ka qarkulluar lajmi se së shpejti do të lancohet.

You may also like ...