Pas muajsh kërkimi për një pronë të re kaliforniane, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më në fund kanë gjetur shtëpinë e tyre të re dhe po përgatiten të zhvendosen në rezidencën mahnitëse në Beverly Hills të njohur si Wallingford Estate.
Kjo pronë vlen 60.85 milionë dollarë dhe ndodhet në një pronë prej dy hektarësh në një vend kryesor në Wallingford Drive, në zemër të Beverly Hills. Ka 12 dhoma gjumi, 15 oxhaqe dhe 24 banja, por gjithashtu ka një të kaluar paksa shqetësuese.
Disa nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë së re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë patur probleme me ligjin kur kanë jetuar në këtë rezidencë. Për shembull, gazeta “La Opinion” ka raportuar se rezidenca u ble nga Curtis Somoza në vitin 2004, por ai u arrestua pak më pas dhe u dënua me 25 vjet për një mashtrim të skemës Ponzi.
Në vitin 2007, shtëpia u ble nga Jeoung Lee, një biznesmene koreano-jugore dhe nuk pati shumë skandale përgjatë një dekade, por që përdorej dhe shpesh u jepej me qira qiramarrësve që kanë patur probleme.
Ishte në vitin 2015 kur Majed Abdulaziz Al-Saud, një princ saudit, hyri në pronë dhe, sipas The Hollywood Reporter, ai u arrestua nga policia lokale pas sulmit të dyshuar ndaj gruas. Megjithatë, prokurorët e Qarkut të Los Angelosit nuk e ndoqën kurrë atë, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur ndonjë akuzë.
Në vitin 2016, pasuria u ble nga Gala Asher dhe u shpenzuan miliona dollarë për ta bërë atë një aset prej 60 milionë dollarësh që është tani.
- Xhesika Berberi për Kiarën: Me Luizin i shikoj të lumtur
- Kafshët shtëpiake do të zënë një vend në parlamentin italian