Header

Reperi vdes në moshën 35-vjeçare nga koronavirusi

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare reperi i njohur amerikan, Fred Godson.

Godson ndërroi jetë nga koronavirusi, pas komplikimeve me shëndetin.

Godson, i cili njihet për këngët: “Toast To That” me Jadakiss dhe “Doves Fly” me Pusha T.

Fred Godson konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus më 6 prill, kur ai postoi një foto nga spitali me një maskë oksigjeni.

Fansat e reperit kanë shprehur pikëllim për largimin nga jeta në mënyrë të parakohshme.

You may also like ...