Shqipëria është kthyer në një atraksion për turistët e huaj.Shifrat e fundit të Instat tregojnë se vetëm në periudhën janar-maj në vend kanë hyrë rreth 2.4 milionë shtetas të huaj.Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja rezulton se është 42.5 %.Kjo tregon që Shqipëria është një vend interesant jo vetëm për bregdetin por edhe për turizmin malor.
Gjatë dimrit dhe pranverës kanë qenë të frekuentuara një sërë zonash malore si Valbona e Thethi që janë kthyer në piak referimi për turistët e huaj. Numri më i lartë i turistëve rezulton se është nga Europa Jugore dhe ajo perëndimore më saktësisht nga shtete si Spanja ,Italia,Anglia e Zvicra.
Muajt e verës pritet të kenë edhe më shumë turistë të huaj ,ndërkohë që operatorët turistikë kanë bërë me dije si mbi 80 e strukturave akomoduese në hotele janë të rezervuara praktikisht.
Ndërkohë që edhe turizmi i organizuar ka zënë më shumë hapësirë dhe vetëm gjatë sezonit të verës priten deri në 1 mijë chartera.
Por nga ana tjetër edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.4 milione duke u rritur me 21,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
- Bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies së tyre!
- Shtëpia ikonë e “Barbie” do të jepet me qira për fansat deri më 21 Korrik