Pas një ndarje të zhurmshme me këngëtaren Rosalia, Rauw Alejandro ka vendosur të jetojë një histori të re dashurie. Këtë e tregojnë disa imazhe që kanë dalë në dritë të artistit në Milano me partneren e tij të re.
Ata janë fotografuar nën shoqërinë e njeri-tjetrit në një restorant. Ndonëse në tavolinë ka patur edhe persona të tjerë ëshët vënë re afrimiteti mes njëri-tjetrit.
E dashura e re e këngëtarit është Yasmin Barbieri, një vajzë 18-vjeçare që numëron më shumë se 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe që përveçse blogere është edhe modele dhe ka bashkëpunuar me marka të mëdha.
Ajo është vajza e një babai maroken dhe një nëne italiane. Në moshën 6-vjeçare ajo la Marokun dhe u zhvendos në Sardenjë së bashku me familjen e saj.
Kujtojmë se ndarja e Rauw Alejandro dhe Rosalia tronditi jo pak fansat duke qenë se çifti në çdo dalje publike ishte shumë i afërt me njëri-tjetrin.
Rauw Alejandro dhe Rosalia u takuan në vitin 2019 në Las Vegas dhe siç shpjegoi dhe vetë çifti ishte një dashuri me shikim të parë. Që nga momenti kur u njohën për herë të parë, dy artistët kishin qenë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Ata u fejuan në Mars të këtij viti ndërsa në muajin Korrik njoftuan ndarjen.
- “Prindërit u divorcuan, më pas babai u nda nga jeta”, Drini Zeqo rrëfehet mes lotësh
- Përndjekësi i Taylor Swift u pa afër shtëpisë së saj mbi 30 herë, prokurorët zbulojnë detaje shqetësuese