Header

Pyetjet me “spec” nga banorët për Romeon, reagon Donaldi

Gjatë lojës me pyetje anonime në “BBV3”, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze ku në një prej tyre është përmenduar edhe strategjia e Romeos për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë.

Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit në “Big Brother Vip 1”.

Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:

“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake. Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë. Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.”

FOTO/ Loja me pyetje anonime ku krahasuan lojën e Romeos me të

You may also like ...