Header

Punësoi 4 burra, Cher akuzohet për rrëmbimin e djalit të saj!

Legjenda e Hollivudit, Cher, ka rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman, nga një dhomë hoteli, pikërisht kur ai po përpiqej të pajtohej me gruan e tij në përvjetorin e martesës së tyre, pretendojnë dokumentet e gjykatës të zbuluara ekskluzivisht nga “DailyMail”.

Në dokumente, Marie Angela King, gruaja e Allman, pretendon se asaj iu tha se Cher punësoi katër burra për të larguar Allman nga një dhomë hoteli, natën e përvjetorit të martesës së tyre. Ajo pretendon se ata kaluan 12 ditë vetëm së bashku që nga 18 nëntori, por gjithçka ndryshoi më 30 nëntor 2022, kur katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe “larguan Allman nga dhoma”.

“Një nga katër burrat që e morën më tha se ishin punësuar nga nëna e tij”, thuhet në dokumentet e gjykatës. “Që nga gushti 2022, më është thënë se nuk më lejohet të shoh apo flas me të, i cili aktualisht është në izolim në një strukturë trajtimi. Më është thënë gjithashtu se ai nuk ka akses në telefonin e tij”.

King vazhdon të pretendojë se këngëtarja e “Believe” i kërkoi asaj të largohej nga shtëpia e familjes në mungesë të Allman. “E bëra këtë me besimin se pagesat e mia të mbështetjes do të ishin në kohë dhe do të mund të përballoja strehimin”, pohoi më tej ajo në dokumentet e gjykatës.

“Nuk më lejuan të merrja të gjitha sendet e mia nga shtëpia jonë”. Seanca e radhës gjyqësore për këtë çështje është caktuar për 27 tetor në Los Angeles.

Kujtojmë që Elijah, 47 vjeç, është më i vogli nga dy fëmijët e Cher. Ai është djali i burrit të saj të dytë, të ndjerit të rokut Gregg Allman.

You may also like ...