Header

Princesha Kate rishfaqet në publik pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj!

Princesha e Uellsit Kate Middleton u shfaq e buzëqeshur dhe e lumtur gjatë një paraqitjeje me bashkëshortin e saj, Princin William.

Një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, supozohet se tregon Middleton dhe Princin William duke shëtitur nëpër Londër.

Kate zgjodhi një veshje të thjeshtë për daljen në një dyqan ferme. Pamjet u shfaqën vetëm disa orë pasi The Sun zbuloi se Kate kishte kaluar të shtunën duke bërë pazar në Windsor dhe të dielën në mëngjes duke parë fëmijët e saj teksa po luanin sport.

Kjo vjen pas teorive të ndryshme konspirative, ku sipas disa prej tyre u shpall edhe e vdekur.

You may also like ...