tale e quale show
Për disa muaj me radhë, një prej prezantuesve më të njohur, ka qenë viktimë e përndjekjes, aq sa u detyrua që të bëj denoncim në polici ndaj një femre.
Bëhet fjalë për prezantuesin italian Carlo Conti, i cili është përndjekur nga një admiruese e tij e zjarrtë, e cila i mbushte emailin me mesazhe të gjithëfarëllojshme.
Çështja në fjalë përfundoi në duart e prokurorit Francesco Gualtieri, ndërkohë që me qindra emailie janë marrë në cilësinë e provës.
Kështu gruaja në fjalë është vënë nën akuzë, për shkak të akteve të përndjekjes.
Në Itali përndjekjet ndaj personazheve të famshëm nuk janë të panjohura, pasi më herët kanë bërë denoncim për episode të ngjashme edhe Sabrina Ferilli, Barbara De Rossi, Michelle Hunziker, Elisabetta Canalis, Flavio Insinna etj