Header

Po thyen rekorde shikueshmërie, pse të gjithë po flasin për serialin “Maxton Hall”?

Maxton Hall është seriali romantik i ri i “Amazon Prime Video” që arriti të tejkalojë të gjitha pritshmëritë dhe aktualisht është seriali ndërkombëtar më i njohur i platformës.

Shërbimi i transmetimit njoftoi pak ditë më parë se seriali është kthyer në një hit global ndaj po rinovohet për një cikël të dytë.

Maxton Hall arriti vlerësimet më të larta për një titull origjinal jo amerikan në një javë publikimi në historinë e Prime Video në javën e parë, shkruan Protothema.gr.

Në përmbajtjen e serialit të bazuar në romanet më të shitura të Mona Kasten, kur Ruby padashur bëhet dëshmitare e një sekreti të madh në shkollën private Maxton Hall, trashëgimtari milioner arrogant James Beaufort duhet të përballet me studenten ekselente.

Shkëmbimi i tyre pasionant i fjalëve, megjithatë, papritur ndez një shkëndijë.

You may also like ...