Këngëtarja ikonike Beyonce ka realizuar një nga turet më të suksesshme në botë, duke paatur një ndikim të paimagjinueshëm në cdo vend që ka performuar.
Përpos kërcimeve të Blue Ivy-n, një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë koncerteve kanë qenë pikërisht veshjet e këngëtares.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotot e dy kostumeve që ajo kishte veshur në turneun e saj të tretë dhe të fundit në Los Angeles.
Fustani që ajo kishte veshur ishte i firmës “Versace Baroço” dhe u deshën plot 600 orë, ose 25 ditë që të përfundohej.
Veshja ikonike përmbante gjithashtu simbole e arta të Medusa ’95 të Versace në rripat e shpatullave.
Beyonce e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme të gjata dhe një kapele të madhe, të cilat ishin në të njëjtën ngjyrë me fustanin.
- Pse dokumentari i Princit Harry konsiderohet një dështim?
- Një vit nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth II, monarkia ende solide