Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti padinë në gjykatën federale, duke pretenduar se marka tregtare Pharrell Williams që po përpiqet të regjistrojë është, në fakt, emri i artistes, shkruan Protothema.gr.
Kjo, pra, “ka gjasa të shkaktojë konfuzion, gabim apo edhe mashtrim të konsumatorëve”, siç thuhet në dokumentet ligjore.
“Marka P.INC është i ngjashëm me Markat PINK në pamje, tingull, kuptim dhe përshtypje tregtare. Mallrat dhe shërbimet e Williams dhe Pink janë identike dhe/ose të lidhura ngushtë. Williams ka të ngjarë të tregtojë dhe promovojë produktet e saj përmes të njëjtave kanale tregtare dhe te të njëjtët konsumatorë si Pink”, thuhet në dosje.
Avokatët e tij thonë se ai synon të përdorë markën për një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë shërbimet e promovimit të marketingut muzikor. Çështja u ngrit nga kompania e Pink, Lefty Paw Print, e cila mban disa regjistrime të markave tregtare në emrin e saj. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Pharrell Williams.
- Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës!
- Në një lokal në Londër kafja kushton plot 310 euro, arsyeja e pazakontë