Header

Pink flet për natën e tmerrit, nuk merrja dot frymë

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj ia kanë dalë që të shërohen nga sëmundja e koronavirusit.

Pink ka zbuluar publikisht se si i mbijetuan një prej kapitujve më të frikshëm të jetës.
Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, këngëtarja zbuloi se gjërat u përkeqësuan kur djali po ankohej për dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje. Të dyja janë shenja të sëmundjes Covid-19.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Për herë të parë kisha nevojë për nebulizer (pajisje që ndihmon për të marrë frymë). Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Fatmirësisht, ajo dhe djali Jameson janë testuar sërish dhe rezultatet kanë dalë negative.
Pas shërimit, Pink vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit duke falënderuar ekipin mjekësor që është në vijën e parë të luftës

You may also like ...