Për koleksionin e tij debutues me “Louis Vuitton”, producenti dhe këngëtari Pharrell Williams tërhoqi audiencën e tij në urën, Pont Neuf në Paris, duke nisur në këtë mënyrë rrugëtimin e tij si drejtor kreativ i veshjeve për meshkuj për markën e modës me një shfaqje të mbushur me njerëz të famshëm në natyrë.
Modelët kaluan në pistën e sfilatës nën ritmet e muzikës në sfond, me një koleksion që përfshinte kostume, xhaketa e deri tek palltot me gëzof. Në koleksionin e Williams mbizotëronin ngjyrat.
Emërimi i Williams u prit me pak skepticizëm, pavarësisht se këngëtari bashkëthemeloi etiketën e veshjeve në rrugë “Billionaire Boys Club” me stilistin japonez Nigo në 2003. Ai ka bashkëpunuar me gjigantin e veshjeve sportive “Adidas” dhe markat luksoze “Moncler” dhe “Chanel”.
I njohur si këngëtari dhe producenti i hiteve pop “Happy” dhe “Blurred Lines”, 50-vjeçari Williams tashmë ka marrë drejtimin e drejtorit kreativ në “Louis Vuitton”, pas Virgil Abloh, i cili e mbajti këtë detyrë nga Marsi 2018 deri në vdekjen e tij në Nëntor 2021.
- Këngëtari i famshëm kryen vetëvrasje në moshën 33-vjeçare
- Me foton nga momenti i rëndësishëm, Mbreti Charles III uron për ditëlindje Princin William