Përse William nuk ishte në krah të Kate në videon ku princesha rrëfeu diagnostikimin me kancer?!
Vec lajmit shokues, një detaj ra menjëherë në sy të publikut kur Kate Middleton përmes një videoje shpërndau lajmin se vuan nga sëmundja e kancerit. Admiruesve të familjes mbretërore u bëri përshtypje fakti që bashkëshorti, princit William, nuk u bashkua në video-mesazhin e princeshës.
Edhe pse e përshkroi Princin William si një “burim të madh ngushëllimi” mes betejave të vazhdueshme shëndetësore, Kate Middleton i njoftoi botës diagnozën e saj të kancerit pa burrin e saj në krah. Sipas një “burimi nga pallati” që foli së fundmi me People, kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme e bërë nga Princesha e Uellsit.
Sipas burimit, gjithçka ishte e qëllimshme, pasi Kate jo vetëm e shkroi vetë mesazhin e ndjerë, por donte ta ndante personalisht me miliona njerëz në mbarë botën. “Ai ishte një mesazh që kishte lidhje pikërisht me shëndetin e saj dhe për këtë arsye donte që ta ndante vetë mesazhin tek njerëzit,” tha një burim i brendshëm i pallatit për “People”.
Ndërkohë, burimi thotë se Princi William është “përqendruar që gruaja e tij të ketë privatësinë që i nevojitet për ta rikuperuar plotësisht dhe që fëmijët e tij të mbrohen nga interesi i kuptueshëm për lajmet që janë shpërndarë”. Sipas burimit të People, “William është jashtëzakonisht krenar për gruan e tij për guximin dhe forcën që ajo ka treguar jo vetëm këtë javë, por që nga operacioni i saj në janar”.
- Pas luftës së gjatë me Angelina Jolie, Brad Pitt ‘heq dorë’ nga fëmijët e tij
- Billie Eilish sulmon Taylor Swift: Sa zhgënjyese!