Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit.
Kështu nuk ka mbetur pa u përmbytur dhe rezidenca e reperit të njohur Drake.
Një gjë të tillë reperi e ka bërë të ditur vetë, teksa ka postuar video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. “Më mirë të jetë një Espresso Martini”, ka shkruar Drake si mbishkrim në video. Është e qartë se ai po mban një sens humori duke krahasuar ujin me shije kafeje.
Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë dyert dhe largojë ujin. Më tej kur Drake u ngrit në këmbë, uji ishte deri në kyçet e këmbëve të tij.
Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin.
Edhe pse reperi nuk ka treguar se në cilin lokacion ndodhet, vendlindja e tij ditëve të fundit po përballet me kushtet e rënda atmosferike dhe vërshimet e reshjeve të dendura të shiut.
- Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Reali
- Temperatura deri në 43 gradë, parashikimi i motit për sot