Performanca e Baby Lasagna aktualisht është më e shikuara në YouTube nga të gjitha performancat e natës gjysmëfinale.
Ai ka mbledhur mbi 530,000 shikime në nëntë orë që nga postimi.
Në vend të dytë renditet performanca e diskutueshme e Irlandës, e cila u përfaqësua nga Bambie Thug me këngën Doomsday Blue dhe shkaktoi reagime të stuhishme nga shikuesit, dhe deri më tani ata kanë mbledhur 515,000 shikime.
Në vendin e tretë renditet Ukraina me përfaqësuese: Alyona Alyona & Jerry Heil, të cilët u prezantuan me këngën “Teresa & Maria” dhe deri më tani kanë mbledhur 439 mijë shikime.
Kujtojmë se përfaqësuesi kroat, Baby Lasagna shpërtheu me paraqitjen e tij në gjysmëfinale.
Mijëra njerëz në sallë kënduan me të gjatë gjithë performancës.
Lasagna tani është një favorit pothuajse i paprekshëm për të fituar Eurovision Song Contest.
- Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë me “Titan”
- Çfarë ndodhi? Egla shpërthen në lot dhe ulëret: Do ju denoncoj të dyve në polici…