“France Football” ka zbuluar listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2023, çmimin për lojtarin më të mirë mashkull të sezonit 2022-2023.
Pas fitores së tij me kombëtaren e Argjentinës, Lionel Messi mbetet një nga pretendentët kryesor për ta fituar.
Ndërkohë, rivali i tij më i madh është Erling Haaland.
Bomberi norvegjez fitoi tripletën në sezonin e parë me Manchester City. Teksa e mbylli edicionin e kaluar me 52 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Pep Guardiolës.
Ceremonia e shpalljes së fituesve do të mbahet në datën 30 tetor. Në “Theatre du Chatelet” të Parisit, kryeqytetin e Francës.
- Madonna shqetëson fansat, sërish me probleme shëndetësore
- Oprah Winfrey dhe Dwayne Johnson kritikohen nga ndjekësit