Header

Pavarësisht skandaleve, Kanye West rikthehet në muzikë?

Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi si rrjedhojë e skandaleve dhe trazirave që ka krijuar, për shkak të gjesteve të pahijshme apo të veshjeve të tij kontradiktore.

Mirëpo, pavarësisht kësaj pike të karrierës së tij, duket se reperi ka plane të mëdha dhe pritet të rikthehet në muzikë me një album të ri.

Burimet kanë thënë për TMZ, se krijuesi i hitit “Stronger”  ka përfunduar gati 10 këngë gjatë javës së kaluar.

Ty Dolla Sign, bashkëpunëtori i Ye, thuhet gjithashtu se i është bashkuar atij në studion e regjistrimit me biseda se mund të publikojnë një album të përbashkët ose përpjekje solo.

You may also like ...