Bora dhe Donaldi kanë qenë padyshim ndër çiftet më të komentuar dhe të gjithë janë sy e veshë kur vjen puna për planet e së ardhmes, sidomos vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj.
Ndërsa u shfaq i përlotur kur pa mikun e tij Elgit Dodën në altar, Romeo tha se në dasmën e Donaldit do të vdiste fare. Në një intervistë me Eni Shehun në “Pushime On Top”, Romeo tha se i pyet shpesh Borën dhe Donaldin pse s’bëjnë një dasmë, por deri tani nuk e kanë dëgjuar.
“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. S’e di [nëse kanë ndonjë plan], mua s’po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.
Ndërsa Donaldi, nga ana tjetër, iu shmang pyetjes së dasmës, duke thënë se janë aty për të festuar për Klean dhe Elgitin.
- Dafina Zeqiri sapo i bëri vetes një super dhuratë
- Epoka e rrjeteve sociale, ja platforma që shqiptarët preferojnë dhe përdorin më shumë