Header

“Oppenheimer” nominohet për çmimet “Bafta” në 13 kategori!

Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan kryeson nominimin e këtij viti për çmimin e Akademisë Britanike të Filmit “Bafta”, pasi është në garë në 13 kategori.

“Krijesat e mjera” nga Yorgos Lanthimos ka 11 nominime dhe “Murder under the Flower Moon” nga Martin Scorsese dhe “Zone of Interest” nga Jonathan Glazer kanë nga nëntë nominime.

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig konkurron për pesë çmime, si dhe “Saltburn” i aktores britanike Emerald Fennell.

“Oppenheimer” ka fituar tashmë pesë çmime “Golden Globe”.

You may also like ...