Header

Olsi Bylyku flet për ish-partneren: “U nxituam”

Olsi Bylyku ka rrëfyer në “BBV” hitorinë e shumë përfolur të dashurisë teksa zbuloi për publikun se ç’ndodhi me të dhe ish-partneren, pasi i dhanë fund lidhjes së gjatë.

Ai foli për arsyet që sollën në ndarjen pas 5 viteve me Egli Takon. Aktori u shpreh se marrëdhënia kishte kohë që ishte e ndërlikuar dhe se ata duhet ta njihnin më mirë veten dhe pastaj të merrnin një vendim.

“Lidhja 5-vjeçare që kam pasur ka qenë një marrëdhënie tmerrësisht e ndërlikuar, pavarësisht se unë jam tip që jam i dhënë pas marrëdhënies, i kushtoj kohë, nuk e kam tradhtuar kurrë, nisur edhe nga pjesa që jam rritur në një familje të edukuar. Thellë-thellë e vetmja gjë që e shmang kur jam me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhënia të cilën unë nuk arrita ta kem me sukses, se në fakt në shumë gjëra të tjera, qoftë nga ana e karrierës, jam munduar të jem korrekt, qoftë nga moralet, jam munduar të jem korrekt. Familja ime më thoshte gjithmonë me shaka se “nëse hyn një gocë këtu, nuk del më, ti bëj çfarë të duash me jetën tënde” dhe ndonjëherë i kam kërkuar edhe falje, i kam thënë që jam nxituar, por edhe unë duhet të njoh veten këtë fushë, nuk është se e kemi provuar disa herë.”- ka rrëfyer ai.

You may also like ...